Senatori amerikan kërkon hetim ndaj drejtuesit të Nvidia-s për lidhjet e dyshuara me inteligjencën kineze
Senatori amerikan Chris Coons ka kërkuar nisjen e një hetimi mbi pretendimet që lidhen me marrëdhënien e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, me një grua që dyshohet se ka lidhje me inteligjencën kineze.
Përmes një reagimi në platformën X, Coons deklaroi se duhet të sqarohet nëse siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara është komprometuar dhe nëse marrëdhëniet mes drejtuesve të kompanive të inteligjencës artificiale dhe administratës Trump po ndikojnë në vendimmarrjen amerikane.
“Po bëj presion për të hetuar Jensen Huang dhe Nvidia për të përcaktuar nëse siguria jonë kombëtare është kompromentuar”, deklaroi senatori.
Reagimi i tij vjen pasi bordi i Nvidia-s njoftoi nisjen e një hetimi të pavarur lidhur me raportimet për marrëdhënien e Huang me Alice Huang, një drejtuese në kompaninë e shërbimeve cloud MegaSpeed, për të cilën zyrtarët amerikanë dyshohet se kanë shqetësime për lidhje me inteligjencën kineze.
Sipas njoftimit të kompanisë, hetimi do të mbikëqyret nga një komitet drejtorësh të pavarur, i mbështetur nga këshilltarë ligjorë të jashtëm. Jensen Huang ka shprehur mbështetjen e tij për procesin dhe është zotuar të bashkëpunojë plotësisht.
Pretendimet janë raportuar nga gazetat New York Times dhe Financial Times, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi lidhjet e mundshme të Alice Huang me inteligjencën kineze.
Ndërkohë, lajmi ka ndikuar edhe në tregjet financiare, ku aksionet e Nvidia-s ranë me 6.4%, duke zbritur në 174.70 dollarë gjatë së hënës.
Nga ana tjetër, Kina ka hedhur poshtë akuzat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, i cilësoi ato si spekulime të pabaza dhe shpifje.
Deri më tani, pretendimet nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe hetimi i pavarur i njoftuar nga Nvidia pritet të sqarojë rrethanat e çështjes
Nismë për shkarkimin e Pete Hegseth, republikani Massie paraqet kërkesën në Kongres
Kaos në Kinë, burri futet me ekskavator në kompleksin qeveritar (VIDEO)
Google prezanton dy procesorë të rinj të inteligjencës artificiale, sfidon dominimin e Nvidia-s në tregun e çipave
- 22:12 Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti
- 21:56 Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar
- 21:46 Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro
- 21:40 “Veliaj priti mesazh tjetër në burg”, Koka debat me deputetin për kryebashkiakun
- 21:35 Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror
- 21:23 SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!