E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Kronikë

ADN-ja në shishen antibakteriale tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

Një shqiptar ka përfunduar në burg në Angli, pasi u identifikua si autor i nëntë grabitjeve në banesa, ku përvetësoi sende luksoze me vlerë mbi 500 mijë paund.

Prova vendimtare që çoi në zbulimin e tij ishte ADN-ja, të cilën 45-vjeçari e kishte lënë në disa prej banesave të grabitura, madje edhe në një shishe me solucion antibakterial që kishte përdorur për të fshirë gjurmët.

Një prej grabitjeve më të rënda ndodhi në Ashford, ku shqiptari hyri në banesë, ndërsa pronarja ndodhej brenda. Ai vodhi bizhuteri, para dhe çanta luksoze me vlerë 221,438 paund. Gruaja dëgjoi hapa në katin e sipërm dhe njoftoi policinë, por autori arriti të largohej.

Hetimet zbuluan se ai kishte vepruar në nëntë banesa në Kent, Londër, Buckinghamshire dhe Surrey. Një tjetër element që ndihmoi policinë ishte gjurmimi i automjetit të lidhur me një prej grabitjeve, përmes kamerave të leximit automatik të targave (ANPR).

Reklamë

Kjo çoi hetuesit drejt zonës së Ealing Broadëay, në perëndim të Londrës, ku efektivët e pikasën në një stacion autobusi në rrugën Uxbridge dhe e arrestuan.

Në gjykatë, disa prej viktimave treguan edhe pasojat psikologjike të ngjarjeve. Një prej tyre deklaroi se fëmijët e saj vazhdonin të kishin probleme me gjumin dhe kishin frikë të qëndronin vetëm në dhoma. Një tjetër u shpreh se pas grabitjes nuk ndihej më e sigurt në shtëpinë e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.