Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar praktikën e vendosjes së gjobave nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për “përmbajtje të gjuhës së papërshtatshme” në televizione, si talebaneske, njësoj si në Kabul.
I ftuar në emisionin “Drejt”, Berisha deklaroi se kjo i kujton periudhën e diktaturës komuniste, ndërsa rikthimin e saj pas 35 vitesh pluralizëm e cilësoi si të paimagjinueshëm.
Më tej, ai solli në vëmendje edhe një dekret të Ramiz Alisë për mbrojtjen e personaliteteve historike dhe kulturore, duke argumentuar se edhe në atë periudhë nuk ishin vendosur gjoba për këtë çështje.
Berisha: Është totalisht talebaneske. Është një lloj si në Kabul, ku Ministria e Virtutit përcakton të gjithë fjalorin dhe të gjithë kontekstin. Natyrisht, ne që kemi përjetuar diktaturën komuniste e kemi të qartë se ç'do të thotë. Por rikthimi i kësaj praktike pas 35 vitesh pluralizëm është absolutisht involucioni i Edi Ramës tek Kristaq xhelat Rama apo Spiro Koleka. Është gjë e paimagjinueshme.
Ramizi në qoftë se u kujtohet, e bëri dekretin për mbrojtjen e personaliteteve historike dhe kulturore, dhe futi aty Nolin, Sami Frashërin, Enver Hoxhën e kështu me radhë. Por e vërteta është që arrestoi tek-tuk, po gjoba nuk vuri.
© SYRI.net
Berisha: Rama e ka blerë presidentin me ‘lecka’! I ka firmosur pronat e ushtrisë pa firmën e tij
Vangjeli: Shkrimet e mediave ndërkombëtare kanë rrëzuar në pak kohë klishetë e krijuara për Ramën!
VIDEO/ Shkullaku: Ka ndryshuar klisheja e mediave ndërkombëtare për Ramën, nga ekzotik po shihet si despotik