Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, komentoi ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për kryeministrin Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta dhe kritika të forta ndaj qeverisë.
Ai u ndal te intervistat dhe dokumentarët e gazetarëve të huaj, si dhe te një seri shkrimesh në mediat më të mëdha ndërkombëtare që, sipas tij, kanë ndryshuar imazhin e krijuar deri më tani për Ramën.
Vangjeli vuri në dukje se për vite me radhë, pasqyrimi i Ramës në mediat e huaja ishte sipërfaqësor, duke u përqendruar te imazhi i tij si ish-basketbollist dhe artist që kishte ndryshuar fasadat e Tiranës. Sipas analistit, kjo klishe tashmë është vënë në pikëpyetje nga raportimet dhe intervistat e fundit.
Vangjeli: Intervista e gazetarit të huaj me Ramën bëri shumë përshtypje në Tiranë sepse ishte në formën e një dokumentari. Ndërkohë sërish që nga fillimi i qershorit kemi parë një seri të pabesueshme shkrimesh nga gazetat më të mëdha ndërkombëtare dhe intervista, të cilat kanë rrëzuar në shumë pak kohë klishenë e krijuar deri atëherë për Ramën. Të gjitha intervistat deri në 2025 fillonin në të njëjtën mënyrë dhe ndryshonin vetëm për ngjarjen e ditës për të cilat bëheshin. Ish-basketbollist artist bëri fasadat në Tiranë, zyra e pikturuar me flutura dhe ishin të gjitha shumë sipërfaqësore. Po e njëjta tipologji.
© SYRI.net
VIDEO/ Shkullaku: Ka ndryshuar klisheja e mediave ndërkombëtare për Ramën, nga ekzotik po shihet si despotik
2 gjoba për SYRI-n nga AMA, Peka zbardh arsyet: Edhe kur thua se Rama i ka bërë gabim llogaritë me shqiptarët, dënohesh!
Mbledhja e grupit të EPP/ Tabaku: Protestat dhe situata në Shqipëri, në vëmendjen e partnerëve europianë