Analisti Arian Curri, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ka ngritur pretendime të forta lidhur me ekzistencën e strukturave paralele të pushtetit dhe ndikimin e tyre në institucionet shtetërore.

Duke iu referuar informacioneve që, sipas tij, qarkullojnë nga burime anonime, Curri foli për një rrjet biznesmenësh dhe zyrtarësh që dyshohet se ndërveprojnë për përfitime nga tenderët dhe lejet e ndërtimit.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e SPAK-ut dhe arsyet pse hetimet, sipas tij, nuk po shtrihen te personat që i konsideron si përfituesit kryesorë të këtyre skemave.

“Dosja e masës së sigurisë edhe në thashetheme që ne marrim në rrugë operative gazetareske, del një histori sa banale edhe sa e rrezikshme dhe qesharake, del që në këtë vend eksitojnë disa shtete paralele, që është e rrezikshme

Shteti i Vlorës, shteti i policisë së shtetit, shteti i SPAK-ut, i Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe një shtet para shtet që ka biznesmenë të rëndësishëm që i japin këto para. Aktivët janë të rrezikshëm. E ky grup vijon të jetë aktiv edhe nëse ikën Vlora e vjen Përmeti. Vijnë me oferta të mëdha për të marrë leje ndërtimi, tender. Mua më intereson si gazetar dhe analist se pse SPAK nuk ikën te aktivët. O i mbyll hetimet, ose nuk e di çfarë ndodh. Ajo që kam parë, gjithë pasivët bëjnë garë me njëri tjetrin se kush të shkojë i pari me aktivët

Çfarë bën policia e shtetit, shkon përgjon SPAK, ky i fundit përgjon gjykatën kushtetuese, merr vendimi kundër Gjykatës së lartë dhe kjo lë në burg kryetarin e bashkisë.  Janë 5-6 shtete që funksionojnë .

Bëhet një pazar kaq i madh sa duhet të shikojmë se kush nga këto shtete do dalë më i forti në fund, që do fundosë të tjerët. Biznesmenëve më të mëdhenj në vend, dy shkaqe ka që nuk ju prihen duart, se ndoshta janë më të fortët. Hynë e dalin nga SPAK dhe shpëtojnë në fund se janë realisht më të fortët. Pse nuk mbyllet rrethi. Pse nuk del aktivi?

Është, një biznesmen që ka marrë dhe çmime ndërkombëtare për yndyrat e mishit të derrit. Një tjetër që merr leje ndërtimi, drejtor i një televizioni.  Një tjetër çerr me i vogël Ky është ai shtet që është aty dhe askush nuk ka guxim ta preki. Do ndërrohet SPAK e të gjitha. Askush nuk i vë dot fre orekseve të tyre për të grabitur çdo gjë publike që ka ky vend”, tha Curri.

Top Channel