Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

9 Nëntor 2026 | 21:56

Mjegulla ka pushtuar juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është e kufizuar.

Kjo situatë atmosferike vijon prej disa ditësh në këtë rajon, ndërsa njëkohësisht është shoqëruar edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një mot tipik të stinës së vonë të vjeshtës.

Përballë këtyre kushteve, policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm, për të shmangur aksidentet e mundshme.

Mjegulla pritet të mbetet një nga problematikat kryesore për qarkullimin në juglindje, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro

Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës ai thekson se rëndojnë edhe dy akuza të tjera, korrupsioni...
21:46 | 09/11/2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

Të ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Malaj, dhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri,...
21:35 | 09/11/2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

Policia e Shtetit ka paralajmëruar sërish qytetarët për mesazhe mashtruese përmes të cilave persona të paidentifikuar po tentojnë të përvetësojnë të dhënat personale dhe bankare...
21:23 | 09/11/2026