SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!
Policia e Shtetit ka paralajmëruar sërish qytetarët për mesazhe mashtruese përmes të cilave persona të paidentifikuar po tentojnë të përvetësojnë të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, mesazhet dërgohen në emër të institucioneve si Bashkia e Tiranës, DPSHTRR-ja dhe Posta Shqiptare, duke përdorur pretendime për gjoba të papaguara, tarifa parkimi apo probleme me dërgesat postare.
Në njoftim thuhet se autorët synojnë t’i orientojnë qytetarët drejt faqeve të falsifikuara të internetit, ndaj Policia u bën thirrje të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë në lidhje të dyshimta apo të vendosin të dhënat e kartave bankare.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë fushatat e mashtrimit përmes mesazheve SMS. Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka evidentuar fushata të reja mashtrimi përmes mesazheve SMS (smishing), të cilat po u dërgohen qytetarëve duke përdorur në mënyrë të rreme emërtimet e institucioneve dhe shërbimeve publike shqiptare.
Këto fushata vijnë në vijim të rasteve të evidentuara më parë, ku autorët, duke u prezantuar në mënyrë të rreme si institucione bankare, kanë tentuar të mashtrojnë qytetarët përmes faqeve të falsifikuara të internetit, me qëllim përvetësimin e të dhënave të tyre personale dhe bankare.
Nga monitorimi i fundit janë evidentuar mesazhe që paraqiten në emër të:
* Bashkisë Tiranë / Shërbimit të Parkimit, duke pretenduar ekzistencën e tarifave të papaguara të parkimit;
* DPSHTRR-së, duke njoftuar për shkelje të qarkullimit rrugor dhe gjoba të papaguara;
* Postës Shqiptare, duke pretenduar se qytetarët duhet të përditësojnë adresën për të mundësuar dorëzimin e pakove postare.
Në këto raste, mesazhet përmbajnë lidhje elektronike (linke), të cilat i orientojnë qytetarët drejt faqeve të falsifikuara të internetit, që imitojnë faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.
Qëllimi i këtyre fushatave është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhënat e tyre personale dhe bankare, përfshirë numrin e kartës bankare, datën e skadencës, kodin e sigurisë (CVV/CVC) dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe përvetësimin e parave nga llogaritë bankare.
Autorët përdorin njoftime për detyrime të papaguara, afate të shkurtra kohore apo probleme me dërgesat postare, duke krijuar ndjesinë e urgjencës për t’i nxitur qytetarët të veprojnë pa verifikuar vërtetësinë e mesazheve.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve:
* Mos klikoni në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, pavarësisht institucionit në emër të të cilit paraqiten.
* Mos vendosni të dhënat e kartave bankare, kodet CVV/CVC apo kodet e verifikimit në faqe të hapura përmes këtyre mesazheve.
* Verifikoni çdo njoftim për pagesa gjoba
Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë
Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku
- 21:08 Nismë për shkarkimin e Pete Hegseth, republikani Massie paraqet kërkesën në Kongres
- 20:43 Mbappe shpallet lojtari i muajit në La Liga për tetorin
- 20:40 Kaos në Kinë, burri futet me ekskavator në kompleksin qeveritar (VIDEO)
- 19:56 Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë
- 19:52 Google prezanton dy procesorë të rinj të inteligjencës artificiale, sfidon dominimin e Nvidia-s në tregun e çipave
- 19:37 Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës