Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos këtë fundjavë.
Drejtuesi i klubit korçar raportohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë pasdites së djeshme dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Klubi i Skënderbeut nuk ka reaguar ende publikisht për të dhënë informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit të tyre.










