Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një automjet tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ishte Lorenc Denas.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur Xhire Xhafer Korriku, e cila është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.
