MPB Maqedoni njofton se dje (06.11.2026), në periudhën kohore nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoi një kontroll të përgjithshëm ndaj shoferëve dhe automjeteve, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe zbulimin e parregullsive dhe kundërvajtjeve.

Në kuadër të kontrollit janë kontrolluar gjithsej 870 automjete, me ç'rast janë konstatuar 73 parregullsi që kanë të bëjnë me gjendjen e automjeteve.


"Prej tyre, 48 automjete janë dërguar për kontroll teknik, me ç'rast te 37 është konstatuar parregullësi teknike. Sa u përket shoferëve, janë konstatuar 186 kundërvajtje, nga të cilat pjesa më e madhe kanë të bëjnë me përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, mospërdorimin e rripit të sigurisë, parkimin e parregullt dhe kundërvajtje të tjera".

"Gjithashtu, janë evidentuar edhe tre raste të veprës penale "Drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, si dhe 137 kundërvajtje të llojeve të tjera.Për të gjitha parregullsitë dhe kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore".

"Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me realizimin e kontrolleve rrugore dhe u bën apel shoferëve që të kontrollojnë rregullisht gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë", thonë nga MPB.