Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia në Ministrinë e Brendshme të Italisë është bërë objekt i një sulmi kibernetik, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse pas tij fshihet një përpjekje për të siguruar informacione konfidenciale që mund të lidhen me hetimet ndaj krimit të organizuar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, ekziston dyshimi se objektivi i hakerëve ishte marrja e të dhënave sekrete të institucionit. Megjithatë, sipas agjencisë së lajmeve DIA, sulmuesit nuk arritën të siguronin informacione të ndjeshme. Ata kopjuan vetëm materiale dhe tekste që ishin publikuar më parë në faqen zyrtare të Drejtorisë.
Ngjarja po shqyrtohet edhe në kontekstin e takimit të krerëve të forcave policore evropiane, i planifikuar të zhvillohet në ditët në vijim. Për momentin, nuk është konfirmuar nëse sulmi ka lidhje të drejtpërdrejtë me këtë aktivitet.
Ndërkohë, Prokuroria e Romës vijon hetimet antiterrorizëm për të identifikuar autorët e sulmeve hibride të javës së kaluar, të cilat shkaktuan probleme në trafikun ajror dhe në rrjetet e supermarketeve në disa vende evropiane.

