Një aeroplan i vogël ‘përmbyset’ në një aeroport në Kaliforni – ‘fajtorë’ thuhet se ishin motorët e një aeroplani pasagjerësh
Një aeroplan i vogël i tipit Cessna është përmbysur në aeroportin John Wayne në Kaliforni.
Dhe kjo thuhet se ndodhi, pasi ai u godit nga fuqia e motorëve të një aeroplani pasagjerësh që po ngrihej.
Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa në bordin e Cessna-s ndodheshin një instruktor fluturimi dhe një student.
A Cessna aircraft flipped over after being struck by a jet blast from a departing airline aircraft at John Wayne Airport on Saturday, according to a statement from Orange County Flight Center.A flight instructor and student were onboard at the time of the incident. No injuries were reported.
— CBS News (@CBSNews) November 9, 2026
Sipas një deklarate të Orange County Flight Center, aeroplani u përmbys nga shpërthimi i fuqishëm i gazrave të motorëve të aeroplanit tjetër.
Fatmirësisht, askush nuk pësoi lëndime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























