Shoqata botërore e futbollistëve profesionistë, FIFPRO, ka dhuruar një surprizë të madhe me votimin e saj për formacionin ideal të saj për këtë edicion.
Në votimin ku morën pjesë 19806 futbollistë në 75 kampionate të ndryshme që aderojnë në këtë shoqatë, çuditërisht në formacionin ideal nuk është zgjedhur Herri Kejn, fituesi i “Topit të Artë” vetëm dy javë më parë.
Futbollistët profesionistë kanë preferuar një katërshe sulmi të përbërë nga Haland, Mesi, Mbape dhe Jamal duke lënë jashtë Kejn, i cili është kësisoj mungesa e madhe e kësaj liste.
Në mesfushë janë Bellingham, Vitinja e Rodri, ndërsa në mbrojtje është treshja Kubarsi-Mendesh-Hakimi para David Raja.
