Një marrëdhënie e lumtur përtej kufijve, vajza nga Korça nuse në Stamboll, si u takuan në mes të natës: Ishte dashuri me shikim të parë
Një marrëdhënie e lumtur mund të egzistojë edhe në kultura të ndryshme.
Ky është rasti i një çifti, që kultura dhe distanca nuk kanë ndikuar aspak.
Danja Salillari, arkitekte dhe vlogere nga Korça prej kohësh është në një lidhje me Emre Furkan Gurbuz, specialist marketingu. Çifti jeton në Tiranë, ndërsa shkak i njohjes së tyre është bërë një telefonatë e një shokut të Emres në mes të natës, ku ata janë takuar dhe u dashuruan me shikim të parë.
“Bashkë na ka bërë një shoku i Emres. Kur erdhi, e pash në sy dhe aty më bëri për vete. Ishte dashuri me shikom të parë.
Mamaja e Emres ishte e mirë dhe u ndjeva shumë mirë. Nuk kemi asnjë gjë që mund të jetë ndryshe në kulturë. Përveç martesës, që ditën e dasmës bëhen edhe celebrimet”, tha Danja.
“Ishte ora 11:30 e natës dhe unë po flija. Shoku më mori në telefon dhe më tha hajde të takohemi. Kur e pash edhe unë ndjeva diccka ndryshe. Më pëlqeu energjia e dashurisë.
Jemi shumë të ngjashëm në kulturë. Kuptoj shqip por nuk flas.
Më pëlqen gjithçka tek ajo. Nuk është e mbyllur, por ekspresive.
Në Shqipëri më pëlqen lumi i Shalës, Theth, Voskopoja”, u shpreh Emre.




