Nga yll i televizionit në burg, Russell Brand dënohet me 10 vite e 6 muaj për përdhunim dhe sulme seksuale Shefi i njohur britanik i kuzhinës, Gordon Ramsay, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 60-vjetorin e lindjes, duke publikuar një fotografi pa bluzë, ku shfaqet me një palë pantallona të shkurtra dhe ekspozon fizikun e tij të tonifikuar.
Ramsay mbushi 60 vjeç të dielën, më 8 nëntor, ndërsa një ditë më pas ndau fotografinë me ndjekësit e tij në Instagram, duke i falënderuar për mesazhet dhe urimet e shumta që kishte marrë me rastin e ditëlindjes.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e jashtëzakonshme të ditëlindjes! Dita e dytë në 60 vjeç… Le të shkojmë fort!”, shkroi ai krahas fotografisë.

Postimi tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, mes të cilëve nuk munguan as komentet nga kolegët e tij. Një prej tyre ishte edhe shefja e kuzhinës Carla Hall, me të cilën Ramsay do të shfaqet në sezonin e dytë të emisionit të Fox, “Next Level Baker”.
Hall reagoi me humor ndaj fotografisë, duke shkruar: “Jepni gjithçka në 60 vjeç!”, ndërsa shoqëroi komentin me një emoji flake.
Me këtë postim, Ramsay e shndërroi festimin e ditëlindjes në një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke marrë një tjetër vëmendje nga fansat e tij, këtë herë jo për recetat apo emisionet televizive, por për fotografinë e publikuar në prag të dekadës së tij të re.
Top Channel