Mosmarrëveshjet për Donbasin, Ukraina i përgjigjet ashpër liderit të së majtës franceze

9 Nëntor 2026 | 17:19

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi, i është kundërpërgjigjur të hënën politikanit francez Jean-Luc Mélenchon, pasi ky i fundit deklaroi se banorët ukrainas të Donbasit duhet të konsultohen për të ardhmen e tyre në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kreu i partisë së majtë franceze “Franca e Papërkulur” kishte deklaruar se çdo marrëveshje që parashikon lëshime territoriale nga Ukraina duhet të marrë fillimisht pëlqimin e popullsisë së prekur.

“Nuk mund ta pranojmë idenë e një marrëveshjeje paqeje që përfshin lëshime territoriale në Ukrainë pa kërkuar më parë pëlqimin e popullatave të prekura për të jetuar në të dyja anët e kufirit”, u shpreh Mélenchon.

Ai theksoi gjithashtu se partia e tij nuk dëshiron që diskutimet për paqen në Ukrainë të drejtohen nga udhëheqësit evropianë.

Deklaratat e politikanit francez vijnë në një kohë kur Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të marrin pjesë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi, së bashku me një ekip të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Në reagimin e tij në platformën X, Tykhyi kujtoi referendumin e vitit 1991, përmes të cilit ukrainasit votuan për pavarësinë e vendit, duke argumentuar se çështja e kufijve të Ukrainës është vendosur tashmë nga vetë populli ukrainas.

Sipas tij, Rusia ka zgjedhur të shpërfillë vullnetin e shprehur nga ukrainasit përmes pushtimit ushtarak.

Zëdhënësi i diplomacisë ukrainase theksoi gjithashtu se referendumet e organizuara nën pushtimin rus nuk mund të konsiderohen shprehje e lirë e vullnetit të popullsisë.

“Referendumet” nën pushtim janë një mjet aneksimi, jo një shprehje e vullnetit të popullit”, ishte mesazhi i Tykhyi-t.

Përplasja e deklaratave vjen në një moment kur çështja e territoreve të pushtuara mbetet një nga pengesat kryesore në negociatat për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dha intervistën e tij të parë të madhe televizive që nga humbja e thellë e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit....
16:51 | 09/11/2026

Mbi 400,000 rusë të vdekur në luftën e Ukrainës, dalin në dritë të dhëna të reja

Më shumë se 400,000 rusë kanë humbur jetën në luftën e Ukrainës që nga fillimi i  pushtimit të Moskës në shkurt 2022, sipas të dhënave...
16:48 | 09/11/2026

Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi

Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një fabrikë çeliku në Izmir është rritur në të paktën 10, me numrin e të plagosurve në...
16:45 | 09/11/2026