Në një liqen vullkanik në Itali zbulohet një shpatë 3,300-vjeçare me teh ende të mprehtë

Një shpatë e ruajtur jashtëzakonisht mirë, e vjetër rreth 3,300 vjet, është nxjerrë në dritë nga arkeologët në fund të liqenit Mezzano, në Itali. Edhe pse ka qëndruar atje për më shumë se tre mijëvjeçarë, tehu i saj vazhdon të jetë shumë i mprehtë.

Arma, që daton afërsisht në vitin 1300 para Krishtit, u zbulua gjatë një eksplorimi arkeologjik nënujor në këtë liqen të vogël vullkanik. Lajmi u bë i ditur nga Eforati Italian i Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Provincën e Viterbos dhe Etrurisë Jugore, sipas Daily Mail.

Të lidhura

None found

Arkeologët vlerësojnë se shpata mund të jetë hedhur qëllimisht në liqen si ofertë rituale. Praktika të ngjashme janë dokumentuar në disa lokalitete evropiane të Epokës së Bronzit.

Në deklaratën e institucionit thuhet se gjendja e shkëlqyer dhe tehu ende i mprehtë i objektit përbëjnë një ndihmesë të rëndësishme për njohjen e komuniteteve që shfrytëzonin pellgun e liqenit mbi 3,000 vjet më parë. Sipas saj, tiparet e shpatës përputhen me prodhimin e armëve në Italinë qendrore gjatë Epokës së Vonë të Bronzit dhe dëshmojnë për aftësitë e specializuara metalurgjike të asaj kohe.

Kjo është shpata e tretë e gjetur në zonë gjatë 50 viteve të fundit, duke përforcuar rëndësinë arkeologjike të saj. Sipas ekspertëve, dikur aty ndodhej një vendbanim i lulëzuar i Epokës së Bronzit, i ngritur mbi ujë mbi shtylla druri. Në gërmimin e fundit u zbuluan gjithashtu qeramikë e paprekur dhe një koleksion sendesh bronzi, mes tyre sëpata, kama, maja shtizash dhe një brisk.

Vëmendje të veçantë të studiuesve tërhoqi fakti që shpata ishte pranë një brisku bronzi. Në vende të tjera evropiane, kombinime të tilla janë zbuluar në varre dhe mes sendeve personale të luftëtarëve të shtresës elitare të Epokës së Bronzit. Ekspertët theksuan se armët prej bronzi nuk shërbenin vetëm për luftim, por përfaqësonin edhe prestigj, identitet dhe pushtet.


Shtuar më 9.11.2026 17:01

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişsekabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş