Sport
Lëvizje surprizë? Messi pranë rikthimit në Argjentinë
Lionel Messi mund të rikthehet në Argjentinë në janar, këtë herë me fanellën e Inter Miami.
Klubi amerikan po negocion zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me River Plate, si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri.
Bisedimet mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm, por deri më tani nuk është bërë publik asnjë njoftim zyrtar që konfirmon zhvillimin e takimit.
Një rikthim i tillë do të kishte interes të veçantë për tifozët argjentinas, të cilët do të kishin mundësinë ta shihnin Messin sërish duke luajtur në vendlindje, pas deklaratës së tij në gusht për mbylljen e aventurës me kombëtaren e Argjentinës.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




