Lamine Yamal po vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij te Barcelona. Talenti spanjoll ishte sërish vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Atletico Madridit, duke dhënë asistin për golin e Fermín López, që nisi përmbysjen e katalanasve. Me këtë pasim final, 19-vjeçari arriti në kuotën e 12 asistimeve sezonale, duke u bërë lojtari me më shumë asistime mes pesë kampionateve kryesore europiane.
Yamal ka regjistruar tetë asistime në La Liga dhe katër të tjera në Champions League. Në këtë renditje ai ka lënë pas sulmuesin e Bayernit, Harry Kane, i cili numëron 11 asistime. Pas tyre vijnë Florian Thauvin, Nico Paz dhe Marco Grüll, të gjithë me nga tetë pasime vendimtare.
Paraqitja e Yamalit në “Metropolitano” ishte shumë më tepër sesa një asist. Futbollisti i Barcelonës ishte lojtari më aktiv në fushë, duke kompletuar gjashtë driblime dhe krijuar shtatë raste për gol. Ai realizoi gjithashtu tri krosime, regjistroi 13 pasime në zonën e tretë kundërshtare dhe fitoi dy duele.
Këto statistika dëshmojnë se Yamal po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në lojën e Barcelonës, duke kontribuar jo vetëm me golat dhe asistimet, por edhe me krijimin e rasteve dhe aftësinë për të vënë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.
Me 13 gola dhe 12 asistime në këtë sezon, talenti spanjoll është në rrugën e duhur për të përmirësuar rekordet e tij personale. Në moshën 19-vjeçare, ai është kthyer në një nga pikat kryesore të skuadrës së Hansi Flick, duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi.
Rritja e tij është reflektuar edhe në aspektin e lidershipit, pasi Yamal tashmë është përfshirë në grupin e kapitenëve të Barcelonës. Një tjetër tregues se klubi katalanas e sheh atë si një nga figurat kryesore të së ardhmes, por edhe të së tashmes.
© SYRI.net
Alarm te Bayern, Neuer dëmtohet sërish në këmbë, pritet të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë
Fërshëllima për Julian Alvarez pas gabimeve ndaj Barcelonës, Simeone e mbron: Është i jashtëzakonshëm, e adhurojmë
De Winter refuzon Belgjikën, Van Bommel grumbullon talentin e Genk-utBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: