Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku pranë qytetit të Izmirit, në Turqinë perëndimore.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:00 në objektin e HABAŞ Industrial and Medical Gases Production Industry Inc. në lagjen Bozköy të rrethit Aliağa.
Shkak i shpërthimit dyshohet se është bërë një vinç i madh transportues i cili u është shkëputur dhe ka rënë brenda furrës elektrike gjatë procesit të derdhjes së çelikut të shkrirë.
Dëshmitari okular Deniz Ulker, i cili po kalonte pranë fabrikës në momentin e shpërthimit, tha se gjithçka u ndje si një tërmet.
“U duk sikur toka po lëvizte poshtë këmbëve tona, mendova se ishte tërmet. Kur pashë fabrikën përtej rrugës, vura re se prej saj po dilte tym i zi dhe i dendur. Një zjarr kishte shpërthyer në zonën ku ndodhej oxhaku”, deklaroi Ulker për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.







Komente
Komento