E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Zgjedhjet e 9 majit në Tiranë, Florjan Binaj zyrtarizon garën për kryebashkiak
Lajme

Zgjedhjet e 9 majit në Tiranë, Florjan Binaj zyrtarizon garën për kryebashkiak

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë pjesë e garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. Ai do të garojë si kandidat i pavarur, ndërsa synon të sigurojë mbështetjen e forcave opozitare përmes një bashkëpunimi të përbashkët elektoral.

Gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë”, Binaj bëri të qartë se nuk ka ndryshuar qëndrim nga ai i shprehur në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet e parashikuara në atë periudhë u anuluan. Ai theksoi se kandidimi i tij mbetet i pavarur dhe se nuk synon të përfaqësojë një parti të caktuar politike.

Binaj zbuloi gjithashtu se ka ndërmarrë hapa për të afruar të gjitha partitë opozitare, duke u propozuar bashkëpunim me synimin për të ndërtuar një alternativë të përbashkët për Tiranën. Sipas tij, pavarësisht ndryshimeve në strategjitë dhe mënyrat e veprimit të forcave politike, objektivi përfundimtar mund të jetë i njëjtë.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.

Kështu, gara për Bashkinë e Tiranës merr një tjetër zhvillim, me Florjan Binajn që konfirmon hyrjen në betejën elektorale si kandidat jashtë strukturave partiake, por me synimin për të bashkuar rreth kandidaturës së tij forcat opozitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.