Kombëtarja ka nisur stërvitjen e parë në shtëpinë e futbollit në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit në grupin e ligës së kombeve kundër Finlandës më 12 nëntor dhe kundër Bjellorusisë me 15 nëntor

Në këtë seancë mungojnë Qazim Laçi, por edhe Myrto Uzuni të cilët nuk kanë mbërritur ende në Tiranë, ndërsa Ernest Muci dhe Stavro Pilo kanë punuar të diferencuar.

Pas disa vrapimeve në fushë kanë vijuar në palestër bashkë me Arbër Hoxhën, Chriatian Shpendin dhe Ertit Berishën. Pjesa tjetër e grupit, e përbërë në total nga 27 futbollistë të thirrur, janë stërvitur normalisht

Edhe pse ishte njoftuar se stërvitja ishte e hapur për tifozët, numri i tyre ka qenë i ulët.