Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:53 18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon të shpenzojë rreth 18 miliardë lekë gjatë vitit 2027, 10% më shumë se buxheti fillestar i këtij…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet

Aktualitet E hënë, 9 Nëntor 2026 15:53
18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon të shpenzojë rreth 18 miliardë lekë gjatë vitit 2027, 10% më shumë se buxheti fillestar i këtij viti. Përveç rritjes së fondeve për fermerët, projektbuxheti parashikon investime në ujitjen e tokave, forcimin e kontrolleve ushqimore dhe shtimin e 50 punonjësve në ministri.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin parlamentar, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se zhvillimi rural do të marrë rreth 8,4 miliardë lekë, ose afërsisht 47% të gjithë buxhetit. Nga fondet shtesë të planifikuara për këtë program, 100 milionë lekë do të shkojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes. Synimi është zgjerimi i pagesave direkte për fermerët, mbështetja e të rinjve në bujqësi dhe financimi i investimeve në ferma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Ndryshimi që kërkojmë nuk është vetëm financiar. Po kalojmë gradualisht nga mbështetja e fragmentuar drejt një modeli që shpërblen prodhimin real, nxit bashkëpunimin ndërmjet fermerëve dhe konsolidimin e fermave. Duam më pak kosto për njësi prodhimi, më shumë akses në treg dhe një sektor të aftë të konkurrojë në tregun e përbashkët evropian”,-tha Salla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për sigurinë ushqimore janë planifikuar rreth 3 miliardë lekë, 3% më shumë se në vitin 2026. Nga kjo shumë, 371 milionë lekë parashikohen për investime. Ministri njoftoi se do të forcohen kontrollet nga ferma deri te tregu, ndërsa laboratorët do të synojnë zgjerimin e analizave për substanca dhe mbetje që mund të gjenden në produktet ushqimore.

Mund t'ju interesojë

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe p...

Para 4 minutash
Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojm...

Para 19 minutash
Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e kon...

Para 21 minutash

“Do të forcojmë kontrollin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përgjatë të gjithë zinxhirit, nga ferma te tregu; gjurmueshmërinë dhe identifikimin e produkteve të pasigurta; identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, survejancën veterinare dhe kontrollin fitosanitar. Në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë synojmë më shumë metoda të validuara e të akredituara, përfshirë analizat për nitratet, metalet e rënda, mbetjet veterinare, vajin e ullirit dhe mjaltin. Siguria ushqimore është njëkohësisht mbrojtje e konsumatorit dhe kusht për të hapur tregje të reja” tha Salla.

Një tjetër pjesë e buxhetit shkon për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Për këtë program janë parashikuar 4,3 miliardë lekë, ose 19,3% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026. Investimet synojnë përmirësimin e ujitjes në rreth 13 mijë hektarë dhe ndërtimin ose rehabilitimin e 10 kilometrave argjinatura. Ndërkohë, 400 milionë lekë janë planifikuar për përgatitjen e projekteve në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman e Vjosë, si dhe në fushat e Torrovicës dhe Maliqit.

Për peshkimin janë parashikuar 727 milionë lekë, 25% më shumë se në vitin 2026, ndërsa programi i këshillimit bujqësor synon të informojë dhe asistojë 93 mijë fermerë. Projektbuxheti përfshin edhe shtimin e 50 punonjësve në aparatin e Ministrisë së Bujqësisë, për të përballuar detyrimet që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Parashikohet shtimi i organikës së aparatit të ministrisë me 50 punonjës, për të mbështetur përgatitjen dhe zbatimin e politikave, përafrimin ligjor dhe angazhimet e negociatave evropiane. Një administratë profesionale është kusht për të kthyer financimin në shërbime dhe rezultate. “Në mënyrë të detajuar, tavani për pagat dhe sigurimet shoqërore rritet nga 413 milionë në vitin 2026 në 477 milionë në vitin 2027, që përfaqëson një rritje prej 15,6%. Siç e përmenda dhe më sipër, kjo lidhet me parashikimin për 50 punonjës shtesë për vitin 2027 në funksion të detyrimeve të kapitujve 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Evropian” tha Salla.

Etiketat e lidhura

Bujqesia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet
Tani

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin
Para 4 minutash

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 18 minutash

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën
Para 19 minutash

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 5 orësh

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.