Vlora u kthye për tri ditë në një pikëtakim të industrisë evropiane të filmit.
Qyteti priti mbledhjen e radhës të Bordit të European Film Academy, organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Në takim morën pjesë drejtues të Akademisë, producentë dhe kineastë të njohur ndërkombëtarisht.
Përtej diskutimeve mbi zhvillimet e kinemasë evropiane, vizita synoi të afrojë Shqipërinë me rrjetin profesional të filmit, të krijojë ura për bashkëprodhime ndërkombëtare dhe të prezantojë potencialin e vendit si destinacion për produksionet e huaja. Promovimi i Shqipërisë si destinacion xhirimesh kërkon më shumë sesa prezantime dhe materiale informuese.
Për drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare, kur sektori po përgatitet për ndryshime të reja ligjore dhe institucionale.
Ndërkohë, vëmendja e industrisë evropiane do të zhvendoset në janar drejt Athinës, ku më 16 janar 2027 do të zhvillohet ceremonia e European Film Awards, që vlerëson arritjet më të spikatura të kinemasë evropiane, mes tyre dhe çmimi më i madh “Filmi më i mirë Europian”.
Top Channel