Raúl González është trajneri i ri i Real Oviedos, duke marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Julián Caleros.
Marrëveshja me ish-trajnerin e Real Madrid Castilla është finalizuar të shtunën e kaluar, pavarësisht se Oviedo arriti të fitonte 2-1 në transfertën ndaj Cádiz.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur t'i besojnë projektin e ri një emri të njohur të futbollit spanjoll, i cili ka një histori të gjatë me fanellën e Real Madridit dhe Kombëtaren e Spanjës.
Një rol të rëndësishëm në këtë emërim ka pasur drejtori sportiv David Fernández, i cili është një mbështetës i madh i Raúl González.
Të dy kanë njohje të hershme, pasi Fernández ka punuar për katër vite në drejtimin e akademisë së të rinjve të Real Madridit.
Për Raúlin, kjo është një mundësi e re për të treguar aftësitë e tij si trajner në futbollin profesionist, ndërsa Real Oviedo shpreson që eksperienca dhe emri i tij të ndihmojnë skuadrën të rikthehet te rezultatet pozitive.
© SYRI.net
Kategoria e Parë/ Formacioni më i mirë i javës së 10-të, futbollistët dhe trajneri i përzgjedhur
Trajneri po monitoron talentet e rinj/ Foda zbulon objektivin e madh me Kosovën: Synimi është Euro 2028
UEFA Nations League/ Spanja në ankth, Yamal humb ndeshjen kundër Republikës ÇekeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: