“Firmoseshin 100 shkresa në ditë, s’mbahen mend”, deklarata e Mediut dhe 3 dëshmitarëve te gjyqi “Partizani”, ish-komandanti: I kërkova takim Topit, më tha… Kultura e bathës po kthehet në një nga alternativat kryesore për fermerët e fushës së Tërbufit në Myzeqe.
Ulja e sipërfaqeve të mbjella me grurë ka detyruar prodhuesit vendas të kërkojnë kultura më fitimprurëse dhe me kosto më të përballueshme.
Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, sipërfaqja e mbjellë me grurë ra nga 12 mijë hektar në vetëm 2300 hektarë vitin e kaluar. Prej dy javësh, në zonën e Tërbufit vazhdon me ritme të larta mbjellja e bathës, kulturë që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore, përpunimin bujqësor, si dhe për konsum. Për fermerët që kanë zgjedhur ta kultivojnë, avantazhet ekonomike janë të dukshme.
Kostoja e prodhimit për një hektar të mbjellë me bathë është 25 përqind me e ulët se ajo e grurit. Sezonin e kaluar, një kilogram bathë e thatë është shitur nga 1500 deri ne 2000 lekë te vjetra.
Ndryshimet e theksuara klimatike dhe faktorët e tregut po luajnë një rol kyç në këtë transformim, ndërsa për fermerët e Myzeqesë shtimi i sipërfaqeve të mbjella me bathë mbetet një zgjidhje racionale.
Top Channel