Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

9 Nëntor 2026 | 14:36

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me procedurat e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Në përgjigje të interesimit të deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, Bodo deklaroi se dokumentacioni që shoqëron transferimet për arsye sigurie është i klasifikuar dhe se për t’u njohur me të duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare.

Ajo bëri të ditur se urdhrat e transferimit klasifikohen me nivelin e sigurisë “i kufizuar” dhe kanë afat ruajtjeje dy vjet. Ndërsa raportet, memorandumet dhe vlerësimet individuale që hartohen për arsye sigurie kanë klasifikimin “sekret” dhe ruhen për 10 vjet.

“Të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtjeje dy vite. Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, deklaroi Bodo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hitaj për protestën: Efektivë me këmbë të thyer dhe dëmtime në kafkë! Zero lekë nga buxheti për mjetet speciale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj këtë të hënë ka marrë pjesë në Komisionin për Çështjet e Brendshme ku ka folur lidhur...
14:23 | 09/11/2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

Policia e Tiranës ka vendosur këtë të hënë 21 gjoba ndaj disa protestuesve, në vlerën 5 000 lekë, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan...
13:42 | 09/11/2026

SPAK kërkon dënim të konvertuar në 4 vite shërbim prove për Benet Becin

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve...
12:51 | 09/11/2026