Edhe Sali Berisha nga selia blu, akuzoi mazhorancën se po tenton të hedhë në erë komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ai e akuzoi bashkëkryetarin socialist në këtë komision Damian Gjiknurin si vegël të Ramës dhe kërkoi të pranohet kërkesa për listat e hapura.
“Vegla e Edi Ramës, që quhet Damian Gjiknuri, pa miratimin e bashkëkryetarit tjetër kërkon të përcaktojë axhendën e mbledhjes, të cilën pala jonë nuk ia pranon sepse ka vendosur në axhendë çështje të reformës territoriale. Ata refuzojnë që listat për këshilltarët e bashkive të jenë të hapura, e cila është një kërkesë e të gjitha partive politike opozitare.
Nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë asnjë lloj sistemi tjetër përveçse listë të hapur për zgjedhjet parlamentare. Listë plotësisht të hapur për zgjedhjet parlamentare. Përfaqësuesit tanë kanë studiuar propozimet e forcave politike opozitare dhe konstatojnë se të gjitha ato bashkohen në një pikë, lista plotësisht të hapura. Partia Demokratike do të qëndrojë me opozitën dhe opozitarët dhe nuk do të bëjë në këtë drejtim asnjë kompromis me partinë e krimit”, tha Berisha.












Komente
Komento