Arrestimi i Robert Dukës, 50-vjeçari i akuzuar në Greqi për grabitjen e 28 bankave, dyshohet se do të largohej sërish drejt vendit fqinj

Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i arrestuar në Tiranë për dy grabitje bankash në Tiranë, rezulton të ketë qenë më herët nën akuzë në Greqi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj.

Raportohet se Duka ishte mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, të cilët dyshonin se ai po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

Të lidhura

None found

Hetuesit kanë ndjekur lëvizjet e tij deri në momentin e arrestimit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”.

Një tjetër detaj që ka dalë në dritë është se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Robert Duka u arrestua si i dyshuar për dy grabitje bankash, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit.

Në grabitjen e fundit dyshohet se janë marrë rreth 60 mijë euro, ndërsa autori i dyshuar është larguar me monopatinë elektrike.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve, policia sekuestroi 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve dhe dy telefona celularë.


Shtuar më 9.11.2026 14:22

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş