Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Azi Bota

Kina zgjat me dy muaj armëpushimin tregtar me SHBA-në, tarifat shtesë mbeten të pezulluara

Share Share Icon

Kina ka vendosur të zgjasë me dy muaj pezullimin e tarifës shtesë prej 24% për mallrat amerikane, duke shtyrë deri në janar 2027 afatin e armëpushimit tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Vendimi hyn në fuqi më 10 nëntor, ndërsa tarifa ekzistuese prej 10% për importet amerikane do të vazhdojë të zbatohet, sipas Bloomberg.

Pekini njoftoi gjithashtu zgjatjen deri më 10 janar 2027 të pezullimit të tarifave të posaçme portuale për anijet e lidhura me SHBA-në, si dhe të disa kufizimeve për eksportin e mineraleve kritike dhe teknologjive përkatëse.

Masat pasojnë marrëveshjen e arritur në shtator në Uashington mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut kinez, Xi Jinping, për vazhdimin e armëpushimit tregtar.

Marrëveshja fillestare ishte arritur në tetor 2025, gjatë takimit të dy udhëheqësve në Busan të Koresë së Jugut. Në atë kohë, të dy vendet ranë dakord të pezullonin tarifat shtesë prej 24%, duke ruajtur tarifat prej 10%.

Pas takimit të shtatorit, Uashingtoni dhe Pekini propozuan një paketë uljesh reciproke tarifore me vlerë rreth 60 miliardë dollarë. Paketa, e cila ende nuk është finalizuar, përfshin produkte bujqësore amerikane me vlerë rreth 17 miliardë dollarë, bazuar në importet kineze të vitit 2024.

Autoritetet kineze njoftuan se do të vazhdojnë të ndjekin planet amerikane për zëvendësimin e disa tarifave të shpallura të pavlefshme nga gjykatat me masa të reja sipas Seksionit 301 të legjislacionit tregtar të SHBA-së.

Trump dhe Xi pritet të takohen sërish gjatë samitit të APEC në Kinë, javën e ardhshme.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kinë, inflacioni i çmimeve të prodhimit në nivelin më të lartë në katër vite

Çmimet e prodhimit në Kinë u rritën me ritmin më të shpejtë që nga qershori i vitit 2022, duke shënuar përshpejtim për të tretin muaj radhazi. Inde...

4 hours më parë 2 Min Lexim

COP31 në Turqi: Elektrifikimi, lëndët djegëse fosile dhe financimi i klimës në qendër të negociatave

Samiti i OKB-së për klimën, COP31, nis sot, më 9 nëntor, në Antalia të Turqisë, në një kohë kur bota po i afrohet rrezikshëm dëmeve të pakthyeshme ...

4 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!