Persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, pasi kanë shfaqur simptoma të të vjellave dhe diarresë. Bëhet fjalë për banorë të lagjeve “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital. Sipas burimeve, dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit në këto zona.