Ish-banori i BBVK-së, Labinot Rexha, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me familjen e Jona Krasniqit dhe vetë këtë të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se është kërcënuar disa herë nga familja e Jonës, ndërsa ka pretenduar gjithashtu se banorja e BBVK-së ka publikuar vazhdimisht video duke folur për të.


“Gjatë gjithë qëndrimit tim në Big Brother, familja ime, kushërinjtë dhe të afërmit e mi nuk kanë kërcënuar askënd, pavarësisht se sa here dikush më ka sharë dhe më ka ofenduar apo sulmuar me fjalë”.

Foto: Labinot Rexha / Instagram

“Por më besoni nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime. Ndërkohë ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua”.

“Unë kam zgjedhur të mos merrem me këtë lojë dhe t’i lë gjërat të kalojnë. Nuk kam nevojë të publikoj dhjetëra video për të treguar kush jam. Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari”, ka shkruar ndër të tjera Labinoti.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë reagim të këngëtarit, megjithatë para dy ditësh ai kishte publikuar në Instagramin e tij një video ku Jona kishte folur për të gjatë qëndrimit të tij të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/