Paulo Dybala është idhull për tifozët, brenda dhe jashtë fushës, veçanërisht për më të vegjlit. Artisti i rrugës Drugi i kishte kushtuar së fundmi një mural, ku argjentinasi paraqitet si superhero, i mbajtur në duar nga një fëmijë.
Në orët e fundit, vetë Dybala ka pozuar përpara veprës dhe ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale, shoqëruar me një mesazh domethënës:
“Futbolli më ka dhuruar shumë. Të kem mundësinë t’ia kthej këtë, duke bërë një fëmijë të buzëqeshë në rrugë, është një nga gjërat më të bukura”.







