Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i konvertuar në shërbim prove për 4 vite.
Bezi po hetohet në gjendje të lirë për shkelje të barazisë në tenderë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dhe uljes së një të tretë, SPAK i kërkoi gjykatës konvertimin në shërbim prove për 4 vite, dhe 5 vjet heqje të së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike.
E njëjta masë u kërkua edhe për Adela Rukon.
Për 5 të pandehur të tjerë të çështjesu kërkua nga 1 vit burg, i konvertuar në 150 orë punë në interes të publikut.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento