SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Ditën e sotme, SPAK ka kërkuar dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH.

Prokuroria kërkon që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Sipas dosjes hetimore, Beci dyshohet se në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, ka ndërhyrë në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), duke krijuar kushte favorizuese për kompaninë “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Të lidhura

None found

Çështja lidhet me një tender me vlerë rreth 700 mijë euro, me objekt “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik”, i zhvilluar në kohën kur Beci mbante detyrën e administratorit të KESH-it.

Nga hetimet dyshohet se parregullsitë kanë nisur që në hartimin e kritereve dhe dokumentacionit të tenderit, me qëllim krijimin e avantazheve të padrejta për kompaninë që u shpall fituese.

Hetimi ndaj Becit dhe gjashtë ish-vartësve të tij u zgjerua pas analizimit të materialeve të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e Evis Berberit, i cili hetohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.


Shtuar më 9.11.2026 13:07

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary