UEFA Nations League/ Spanja në ankth, Yamal humb ndeshjen kundër Republikës Çeke
Lamine Yamal nuk i është bashkua menjëherë ekipit kombëtar për shkak të dhimbjeve në gju pas ndeshjes së mbrëmshme në Metropolitano kundër Atlético de Madrid.
Sulmuesi i Barcelonës humb ndeshjen e radhës të kampionëve të botës, të cilët sfidojnë Republikën Çeke në një duel të vlefshmë për javën e 5-të të Ligës së Kombeve.
Mikel Oyarzabal, sulmuesi i Real Sociedad, gjithashtu mund të humbasë ndeshjen pasi vuan nga gripi, i cili po e detyron atë të qëndrojë në San Sebastián dhe të mos i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Luis de la Fuente.
“Të dy lojtarët do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim për të qenë të disponueshëm për t’u përballur me Anglinë në stadiumin Metropolitano”, shpjegon RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit), e cila thekson se stafi i saj mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e të dy klubeve për të monitoruar progresin e dy ndërkombëtarëve në baza ditore. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




