Argjentina nis epokën pa Messin, Mac Allister vlerëson Nico Paz: Talent i jashtëzakonshëm, duhet ta ndihmojmë

9 Nëntor 2026
12:34
Alfred Lleshi
back button

Alexis Mac Allister po kalon një moment të mirë te Liverpool. Mesfushori argjentinas shënoi golin e parë në fitoren 3-1 kundër Crystal Palace, duke ndihmuar skuadrën të rikthehej në vendin e katërt të Premier League. Ky ishte goli i tij i pestë sezonal dhe i pari në kampionat.

Në një intervistë për “AS”, ai foli edhe për të ardhmen, me kontratën që i përfundon në vitin 2028: “Gjithmonë kam dhënë maksimumin. Do të vazhdoj të jap 100 për qind dhe shpresoj që ndoshta në klub të ndryshojnë mendje”.

Argjentina pa Messin: “Do të jetë e çuditshme. Ende nuk arrijmë ta kuptojmë plotësisht që Leo nuk do të jetë më me ne. Është unik dhe nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai. Duhet të bëhemi më të fortë si skuadër, sepse nuk e kemi më atë lojtar që mund ta ndryshojë plotësisht rrjedhën e një ndeshjeje”.

Për Nico Paz: “Është një lojtar me cilësi dhe talent të jashtëzakonshëm. Gjëja më e rëndësishme është që ne, si grup, ta ndihmojmë të arrijë nivelin që po tregon te Como”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit