Top Channel/ Shtohen sipërfaqet me bathë, fermerët e Myzeqesë reduktojnë parcelat me grurë
09/11/2026 12:29
Kultura e bathës po kthehet në një nga alternativat kryesore për fermerët e fushës së Tërbufit në Myzeqe. Ulja e sipërfaqeve të mbjella me grurë ka detyruar prodhuesit vendas të kërkojnë kultura më fitimprurëse dhe me kosto më të përballueshme.