Kryeqyteti francez mirëpret të martën edicionin e nëntë të Forumit të Paqes.
Në Pallatin Palais de Chaillot, në Paris, më 10 dhe 11 nëntor, liderë dhe përfaqësues nga e gjithë Evropa do të mblidhen për të diskutuar mbi sfidat globale, nën temën kryesore: “Nga Sovraniteti te Bashkëpunimi”.
Edicioni i këtij viti i kushtohet veçanërisht fëmijëve, duke e vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e brezit të ri në qendër të agjendës globale.
Në fokus do të jenë investimet në arsim, shëndetësi dhe ushqim, si dhe mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet që vijnë prej algoritmeve dhe ekspozimit të tepruar ndaj ekraneve.
Përtej diskutimeve dhe debateve, Forumi shërben edhe si një hapësirë për prezantimin e zgjidhjeve konkrete.
Këtë vit do të prezantohen 40 projekte të përzgjedhura, të cilat synojnë t’u japin përgjigje praktike sfidave globale.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë forum nga kryeministri Edi Rama.

