Përdorimi i zgjatur i rrjeteve sociale lidhet me më shumë stres, vetmi, trishtim dhe zemërim, por ndikimi në mirëqenien e njerëzve ndryshon sipas vendit dhe grupmoshës. Ky është një nga përfundimet e raportit të Gallup “State of the Ëorld’s Emotional Health 2026”, i cili përfshin 97 vende, mes tyre edhe Shqipërinë. Sipas studimit, përdoruesit që kalojnë të paktën dy orë në ditë në rrjete sociale raportojnë më shumë emocione negative krahasuar me ata që i përdorin për 30 minuta deri në më pak se dy orë. Megjithatë, koha e kaluar në platforma nuk lidhet domosdoshmërisht me një vlerësim më të ulët të jetës.