Spalletti shpjegon problemet e Juventusit, merr shembull Zhegrovën: Si titullar humb disa gjëra…

9 Nëntor 2026
11:14
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, analizoi problemet e skuadrës pas barazimit ndaj Fiorentinës, duke u ndalur te mungesa e vazhdimësisë në lojë dhe luhatjet e futbollistëve.

I pyetur për prekjen e topit me dorë nga João Mário në zonën e Fiorentinës dhe penalltinë e padhënë, ai u shpreh: “A ishte penallti, pa asnjë diskutim? Kështu duket”.

Çfarë i mungon Juventusit: “Na mungon konkretizimi i disa rasteve, humbasim topa të lehtë gjatë ndërtimit të aksioneve dhe vonohemi në leximin e disa situatave. Një lojtar që bën mirë një ndeshje, duhet të konfirmohet në tjetrën, por nuk arrin ta ruajë nivelin mesatar. Nuk jemi të qëndrueshëm. Megjithatë, mbetem optimist, sepse ka momente kur skuadra tregon potencialin e saj”.

Çfarë e shqetëson më shumë: “Ndodhin raste si ai i Zhegrovës. Pas ndeshjes së kaluar mendoja: Duhet të luajë titullar. Ndonjëherë bën minuta të fundit shumë të mira, por kur e aktivizon që nga fillimi, në ndeshje me shumë duele dhe ku duhet edhe të sulmosh, edhe të mbrohesh, humbet disa gjëra. Bën mirë një aspekt, por më pak mirë një tjetër. Nuk arrijmë të gjejmë kurrë ekuilibrin e plotë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit