Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekzekutoi gjashtë persona dhe plagosi 16 të tjerë/ Poloni, humb jetën në spital autori i masakrës

    Lekët e drogës i konvertonte në shufra ari dhe i sillte në Shqipëri, antimafia fut në “rrjetë” 26-vjeçarin e arrestuar në Itali për vdekjen e policit

    Bastiset vila luksoze e ish-presidentit të Paraguait, policia shtanget nga zbulimet nëpër muret e ndërtesës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Lekët e drogës i konvertonte në shufra ari dhe i sillte në Shqipëri, antimafia fut në “rrjetë” 26-vjeçarin e arrestuar në Itali për vdekjen e policit
    Aktualitet

    Lekët e drogës i konvertonte në shufra ari dhe i sillte në Shqipëri, antimafia fut në “rrjetë” 26-vjeçarin e arrestuar në Itali për vdekjen e policit

    November 9, 2026
    Screenshot

    Emri i Genti Berishës, 26-vjeçarit shqiptar që shkaktoi vdekjen e një efektivi të policisë bashkiake në Milano, është përfshirë tashmë edhe në një hetim të madh të antimafias italiane për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

    Sipas gazetës italiane “Il Giorno”, Genti  Berisha është një nga personat që dyshohet se merrte dhe menaxhonte fitimet e paligjshme të organizatave të përfshira në trafikun e kokainës. Hetimet kanë zbuluar një skemë ndërkombëtare të pastrimit të të paktën 14 milionë eurove, të përfituara nga trafikimi i 240 kilogramëve kokainë.

    Paratë dyshohet se konvertoheshin në shufra ari, të cilat më pas transportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë, duke përdorur si mbulesë kompani që merreshin me përpunimin dhe tregtimin e metaleve të çmuara.

    Emri i 26-vjeçarit dhe i disa familjarëve të tij, përfshirë bashkëshorten Armela Luka, shfaqet në dokumentet e hetimit “Caveau 38”. Sipas hetuesve, familjarët e tij dyshohet se shërbenin si pika ku dorëzoheshin të ardhurat e paligjshme nga narkotrafiku.

    Në dosje përmenden edhe biseda të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara, ku diskutohej transportimi i qindra mijëra eurove drejt Gjermanisë dhe Spanjës.

    Berisha u bë i njohur në qershor të këtij viti, kur nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në Milano dhe nisi një arratisje me shpejtësi të lartë. Gjatë ndjekjes humbi jetën efektivi 39-vjeçar Francesco Imprezzabile, i cili u rrëzua me motor.

    Fillimisht, shqiptari deklaroi se ishte larguar për shkak të disa gramëve hashash, por hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që arratisja të ketë pasur lidhje me aktivitetin e tij të dyshuar në trafikun e drogës.

    Ai është dënuar me 8 vite burg në një tjetër hetim për drogën në Brescia, ndërsa për vdekjen e policit pritet të përballet me procesin gjyqësor. Sipas mediave italiane, seanca për kërkesën e marrëveshjes për pranimin e fajësisë është caktuar më 25 nëntor.

    Ari drogës Lekët shufra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekzekutoi gjashtë persona dhe plagosi 16 të tjerë/ Poloni, humb jetën në spital autori i masakrës

    November 9, 2026

    Lekët e drogës i konvertonte në shufra ari dhe i sillte në Shqipëri, antimafia fut në “rrjetë” 26-vjeçarin e arrestuar në Itali për vdekjen e policit

    November 9, 2026

    Bastiset vila luksoze e ish-presidentit të Paraguait, policia shtanget nga zbulimet nëpër muret e ndërtesës

    November 9, 2026

    Kina zgjat për dy muaj pezullimin e tarifave shtesë për importet amerikane

    November 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.