Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet sot në orën 13:00, ku në fokus të diskutimeve do të jenë ndërhyrjet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Një prej çështjeve që pritet të trajtohet lidhet me ndarjen e re territoriale, pas së cilës Shqipëria do të ketë 46 bashki. Kjo ndryshon edhe mënyrën e ndarjes së mandateve të këshilltarëve bashkiakë, duke kërkuar përshtatjen e Kodit Zgjedhor me organizimin e ri.

Në mbledhje pritet të diskutohen gjithashtu rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të cilat Partia Demokratike ka kërkuar që të trajtohen me prioritet. Ndërkohë, mandati i Komisionit përfundon në fund të muajit nëntor.

Gazetari Ergys Gjençi: Komisioni për Reformën Zgjedhore do të zhvillohet në orën 13:00. Komisioni do të diskutojë për reformën zgjedhore. Ka nevojë për diskutime në Kodin Zgjedhore, pas ndarjes së re territoriale, pasi në Shqipëri do kemi 46 bashki. Ka nevojë për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, për të ndarë këshilltarët që i takojnë secilit qytet nëpër bashki. Pritet të kemi diskutime dhe për çështjet që ka rekomanduar OSBE ODIHR. PD ka kërkuar që të shikohen me prioritet problemat që ka nënvizuar OSBE. Mandati i Komisionit përfundon në fund të nëntorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb