Sulmi në Krakov, ish-kreu i sigurisë polake: Radikalizimi online po bëhet kërcënim serioz për Europën

9 Nëntor 2026 | 11:00

Jacek Siewiera, këshilltar i iniciativës PreparEU të Komisionit Evropian dhe ish-drejtues i strukturave të sigurisë kombëtare në Poloni, ka paralajmëruar se Europa po përballet me një mjedis gjithnjë e më të rrezikshëm sigurie, ku radikalizimi dhe ndikimi i rrjeteve sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të madh.

Duke folur për emisionin “Europe Today” në Euronews, pas sulmit të rëndë të fundjavës në Krakov, Siewiera tha se Polonia për dekada kishte arritur të shmangte sulme të mëdha terroriste, ndryshe nga vende të tjera evropiane që janë përballur me episode të rënda dhune. 

Sipas Siewiera-s, shërbimet polake kanë parandaluar ndër vite disa sulme të mundshme, përfshirë edhe raste të zbuluara gjatë muajve të fundit.

“Do të thoja se ishte një sukses i madh që për tre dekada Polonia ka qenë një vend ku një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë”, tha ai, duke iu referuar sulmeve terroriste që kanë goditur vende si Franca dhe Gjermania.

I pyetur për dyshimet e autoriteteve polake mbi ndikime të mundshme të ideologjisë së ekstremit të djathtë te autori i sulmit, Siewiera tha se rreziku nuk lidhet vetëm me një ideologji të caktuar.

“Çdo lloj radikalizimi është i rrezikshëm dhe, fatkeqësisht, ndikimi i dëmshëm i mediave sociale luan një rol kritik në këtë”, u shpreh ai. Sipas tij, radikalizimi mund të ndikojë veçanërisht te individët e paqëndrueshëm dhe t’i kthejë ata në rrezik për shoqërinë.

Siewiera foli gjithashtu për një gamë më të gjerë kërcënimesh ndaj sigurisë evropiane, nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet me bomba deri te sabotimi dhe terrorizmi.

“Jetojmë në një botë me rreziqe dhe kërcënime në rritje”, tha ai, duke shtuar se përmes iniciativës PreparEU po kërkohet një ndryshim në mënyrën se si Europa koncepton mbrojtjen civile.

Sipas tij, përgatitja nuk duhet të përqendrohet vetëm te fatkeqësitë natyrore dhe rreziqet klimatike, por edhe te lufta hibride, sabotimi dhe kërcënimet që mund të vijnë nga Rusia apo nga rajone të tjera.

Megjithatë, Siewiera theksoi se përgjegjësia për parandalimin e sulmeve dhe përgatitjen ndaj kërcënimeve të reja mbetet te autoritetet kombëtare dhe institucionet evropiane.

“Është detyra e autoriteteve të garantojnë sigurinë”, tha ai, duke paralajmëruar se Europa duhet të përgatitet që tani për rreziqet me të cilat mund të përballet gjatë dekadave të ardhshme./Euronews.com

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Antimafia italiane: Grupet shqiptare po hyjnë në aleanca me ’Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n dhe Camorra-n

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane. Grupet shqiptare nuk shihen më...
10:21 | 09/11/2026

Ministri i Jashtëm francez: Evropianët do të bashkohen në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi

Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet mbi Ukrainën në Abu Dhabi këtë javë, tha të dielën Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, ndërsa Presidenti...
10:13 | 09/11/2026

Humbja e Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit! Fituesit dhe humbësit më të mëdhenj të aksioneve në Evropë

Një “cunami blu” demokratik shkaktoi një nga rrotullimet më të mprehta të vitit në Evropë: bankat u rritën, çipat u fundosën për shkak të frikës...
09:40 | 09/11/2026