Aktualitet

Pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës, Rama: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun!

Në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga punimet në kantierin e Bypass-it të Tiranës, që e konsideron “nyje strategjike” për infrastrukturën rrugore që që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan.

Ky Bypass sipas kreut të qeverisë do të lehtësojë trafikun dhe do të shmangë kalimin përmes kryeqytetit.

Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.