Një fotosesion dasme në Stamboll të Turqisë për pak sa nuk përfundoi në incident, pasi një nuse rrezikoi të merrej nga era e fortë, së bashku me balonat gjigante që mbante në duar.

Ngjarja ndodhi pranë ngushticës piktoreske të Bosforit, ku nusja po pozonte për fotografitë e dasmës.


Për të krijuar një pamje sa më elegante dhe të veçantë, asaj i ishte dhënë një tufë me balona gjigante ngjyrë bezhë.

Por, era e fuqishme i kapi balonat, duke e tërhequr nusen zvarrë drejt murit anësor të rrugës dhe duke e bërë të humbiste ekuilibrin.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ajo përpiqet të qëndrojë në këmbë, ndërsa balonat ngrihen fuqishëm në ajër.

Për fat të mirë, fotografi arriti ta kapte në kohë, para se ajo të përplasej në një ndërtesë.

Pavarësisht incidentit, fotosesioni përfundoi pa pasoja të tjera. /Telegrafi/