Policët europianë me NR ID gjigantë VS dhunuesit civilë hije në protestat në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2026, 10:11

Në vendet e Bashkimit Evropian, si Franca apo Polonia, policët e trupave speciale në protesta mund të mbajnë maska për sigurinë e tyre, por ligji u vendos një rregull të hekurt! Numra identifikimi gjigantë në uniformë.

Çdo kamera, çdo gazetar dhe çdo qytetar duhet t’i dallojë qartë, që në rast dhune të tepruar, përgjegjësia të jetë personale dhe e pashmangshme para drejtësisë.

Po në Shqipëri çfarë ndodh?

Në rrugët tona, efektivët jo vetëm që fshihen pas maskave e kokoreve pa asnjë shenjë dalluese, por u ndalojnë qytetarëve dhe gazetarëve të filmojnë, madje u fshijnë videot nga telefonat. Këto nuk janë gabime administrative, por skena të përsëritura që sfidojnë hapur ligjin.

Në bulevardin kryesor përballë Piramidës, persona të panjohur pa asnjë numër identifikimi ndaluan dhe shoqëruan qytetarë në mes të ditës. Dhe kur dikush guxon të afrohet e të pyesë se me çfarë autoriteti veprojnë, përgjigja vjen me spraj djegës sysh. E gjithë kjo ndodh ndërkohë që në SPAK ka kallëzime zyrtare për këto praktika.

Këto pamje nuk janë thjesht incidente të rendit, por prova të qarta që kërkojnë reagimin e menjëhershëm të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit