Në një kasolle gjetën dhe konfiskuan një pushkë gjuetie dhe 91 gëzhoja në Zubin Potok, rasti po hetohet

Njësitet policore pas pranimit të një informate kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një kasolle në afërsi të një shtëpie të pabanuar gjetën dhe konfiskuan një pushkë gjuetie dhe 91 gëzhoja.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:20, në Zubin Potok.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
“Zubin Potok / 08.11.2026 - 15:20. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një kasolle afër një shtëpie të pabanuar kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 91 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate






































