I ftuar në Kafe Shqeto në Syri tv ka qene gazetari Arbër Hitaj. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, ‘me pak angazhim PD dhe studentët, do të gjejnë pikat e përbashkëta për të shkuar drejt unifikimit’.
Flavio Qarri: Pse kjo zhurmë e shumë anëshme për sa i takon protestës për të krijuar këtë kakofoni dhe cilët janë kakofonuesit kryesorë?
Arbër Hitaj: Unë nuk e shikoj se ka një rromujë. Unë e shikoj se ka një qartësi. Edhe më vjen mirë se edhe Partia Demokratike po bën protestat e saj. Pra palët janë qartësuar. Duhet të organizohen të gjitha.
Kjo është faza e parë mendoj unë që kemi dy protesta. Këmi protestën e studentëve, kemi protestën e PD. Por jam i sigurtë që me pak angazhim, me pak vullnet. Palët mund të gjejnë edhe pikat e përbashkëta për të shkuar drejt një unifikimi. Me vjen shumë mirë që filloi që tani ky diskutim sepse i jep kohë të gjithë palëve që pasi të shikojnë problemet pasi të shikojnë ku janë pikat e dobëta të organizimit pasi të shikojnë se po të jenë në dy fronte nuk ja dalin dot. Do apo nuk do, do të shkojnë drejt një pike të përbashkët që do të jetë ndoshta një koordinim më i mirë dhe një unifikimi që nuk do të thotë patjetër shkrirja e një protestës me PD, mos të keqkuptojnë studentët ose ata që bëjnë protestat e studentëve, por që të jetë një unifikimi.
Sepse dihet, unë pashë edhe tek protesta e orës 17 të mbrëmjes, shumë përfaqësues të Partisë Demokratike. Pra pak a shumë, duam apo nuk duam, ka një lloj bashkimi jo zyrtar, jo ligjor normalisht mes palëve. Prandaj është shumë mirë që po ndodhin këto diskutime, ti i quan kakofoni, por unë i quaj një gjë shumë të mirë. Sepse do të vijë momenti që ato do ta kuptojnë se nuk bëjnë dot pa njëra – tjetrën, të paktën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kështu që e shikoj gjithë këtë zhvillim pozitiv dhe sidomos pjesën që PD po shkon dhe i bashkohet protestës me logon e saj, po bënë edhe ajo proteste saj. Dhe mendoj se është çështje kohe që do të kemi një unifikimi. Dhe këto do të doja që të kishim një unifikim cilësor.
© SYRI.net