Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

9 Nëntor 2026 | 09:51

Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës në Spitallë.

Si pasojë e përplasjes, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Pas aksidentit ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës dhe më pas i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nga ana tjetër po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

Policia ka arrestuar këtë të hënë autorin e dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në...
09:25 | 09/11/2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor....
20:44 | 08/11/2026

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

Prej 15 vitesh, 43-vjeçari Gazmir Beqiri nga Cërriku përballet me probleme të rënda shëndetësore. Prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë, ndërsa krahas...
19:17 | 08/11/2026